Flash

Berisha nuk sulmon Bashën: Po punoj intensivisht për bashkimin e PD-së

Lapsi.al 17 March 2022
Berisha nuk sulmon Bashën: Po punoj intensivisht për bashkimin e

Për herë të parë që kur Lulzim Basha e pezulloi nga grupi parlamentar i PD, për ta përjashtuar më vonë, ish kryeministri Sali Berisha, nuk e sulmoi atë në daljet e tij publike.

Në një prononcim për mediat në ambjentet e jashtme të Kuvendit, Berisha u pyet disa herë për situatën në PD, si edhe debatet për një dorëheqje të kreut të PD, Lulzim Basha.

Ndërsa kërkoi që prononcimin t’ia dedikojë gazsjellësit TAP, Berisha u kërkoi mediave të mos e ngatërrojnë atë me Bashën, por zbuloi shkurtimisht se po merret intensivisht me bashkimin e PD-së.

“Po flas për një projekt të shekullit. Mos ta ngatërrojmë atë me projektin e shekullit. Më bëni pyetje për TAP-in për të tjerat kur të doni. Një gjë mund t’ju them, po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e PD-së" tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI