Flash

Provokon TV shtetëror rus/ Kështu pushtohen shtetet baltike dhe një pjesë e Suedisë

Lapsi.al 17 March 2022
Provokon TV shtetëror rus/ Kështu pushtohen shtetet baltike dhe

Televizioni shtetëror rus transmetoi një skenar se si mund të pushtoheshin vendet baltike, Letonia, Lituania dhe Estonia, por edhe një pjesë të Suedisë neutrale. 

Ky skenar u komentua në kanalin televiziv shtetëror “Rossiya 1” nga koloneli Igor Korotchenko, dikur Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave Ajrore Ruse dhe aktualisht një oficer rezervë. Duke përdorur harta në anglisht me vendosjen e trupave të NATO-s të shënuara, ai përshkroi me detaje skenarin e pushtimit.

“Në fillim u shkaktohet një goditje masive radio-elektronike pasi të gjithë radarët e NATO-s verbohen dhe nuk shohin asgjë. Në këtë kohë, në ishullin suedez Gotland, zbarkojnë avionët ushtarakë rusë, duke ofruar sisteme raketore anti-ajrore S-400 dhe sisteme kundër anijeve bregdetare Bastion. Sapo ata të vendosen, askush nuk e di apo sheh asgjë. Perëndimi pyet veten: “Pse ne nuk shohim asgjë? Çfarë ndodhi me radarët tanë?” – tha ish-ushtaraku rus.

Harta 1

Korotchenko shpjegoi se rusët do të largoheshin nga enklava e Kaliningradit drejt korridorit Suëalki për të bllokuar hyrjen e përforcimeve nga Polonia.

“Perëndimi i habitur dhe NATO-ja do ta dinë se Rusia shpall një zonë ndalim-fluturimi prej 400 km. Më pas i gjithë deti Baltik do të ishte më pas nën shënjestrën e forcave ruse. Ato pak trupa të forcave speciale të Kanadasë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe SHBA-së, në Balltik do të rrethohen nga një forca ajrore ruse dhe më pas do të dorëzojnë armët” – tha ai.

Skenari sipas tij përfundon me qeveritë e reja të shteteve baltike që zotohen për besnikëri ndaj Moskës, ndërsa Suedia bie dakord për neutralitetin e përhershëm. 3 shtetet baltike ishin kombe të pavarura derisa u pushtuan nga ish-Bashkimi Sovjetik në 1939. Ato e rifituan lirinë shteti komunist u shemb. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI