Flash

Ekspertët e NATO: Pse po dështon Putin në Ukrainë

Lapsi.al 16 March 2022
Ekspertët e NATO: Pse po dështon Putin në Ukrainë

Zyrtarë të lartë ushtarakë të NATO-s thonë se presidenti Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij ushtarake në Ukrainë deri më tani dhe "ndoshta nuk do t'i arrijë deri në fund".

Por ata shtuan se forcat ruse kishin ende kapacitetin për të bërë "shumë dëme".

Zyrtarët e mbrojtjes thanë se ndërsa forcat ruse kishin arritur përparime në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ata ende nuk kishin arritur të rrethonin Kievin - gjë që ata thanë se Rusia priste ta bënte brenda disa ditësh.

Një sulm i pritshëm amfib rus në jug pranë Odessa gjithashtu, deri më tani, nuk ishte realizuar.

Zyrtarët e NATO-s besojnë se plani fillestar ushtarak i Rusisë kishte përfshirë marrjen e të gjithë bregut të Detit të Zi të Ukrainës - deri në Moldavi.

Ata vlerësuan se forca pushtuese e Rusisë po vuante nga mungesa e karburantit dhe ushqimit, si dhe nga humbje të shumta. Ata thanë se Presidenti Putin tashmë po kërkonte përforcime.

Një zyrtar tha se ishte "shumë e mundshme" që Putin do sjellë në Ukrainë luftëtarë të huaj nga Siria si dhe kontraktorë privatë ushtarakë, siç është grupi Ëagner.

Zyrtarët e NATO-s thonë se aleatët dhe vendet anëtare po vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë. Ata thanë se po dërgojnë edhe armatim të vjetër sovjetik, të cilin forcat ukrainase janë të ishin trajnuara për t'a përdorur, si dhe raketa antitank dhe anti-ajrore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI