Flash

Pas Borrell, Tiranën e viziton i dërguari i Posaçëm i Gjermanisë

Lapsi.al 16 March 2022
Pas Borrell, Tiranën e viziton i dërguari i Posaçëm i

Pas përfaqësuesit të lartë të BE, Joseph Borrell, të enjten (17 mars) Tiranën do ta vizitojë për herë të parë i dërguari i Posaçëm i sapoemëruar i qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhacka, si dhe deputetë, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile.

Manuel Sarrazin u shpreh paraprakisht para vizitës së tij: “Për mua është shumë e rëndësishme që fill pas marrjes së detyrës si i Dërguari i Posaçëm i qeverisë gjermane të vizitoj personalisht të gjitha vendet e rajonit. Me këtë dua të bëj të qartë se Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE për të gjithë rajonin janë të një rëndësie strategjike për Gjermaninë. Kjo ka prioritet të lartë.

Qeveria Federale po angazhohet me gjithë forcën e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është në interesin tonë të përbashkët dhe vendimtare për stabilitetin në rajon dhe rrjedhimisht edhe për Evropën shkruhet në postimin e ambasadës gjermane.

Edhe me qeverinë e re të Kancelarit Olaf Scholz, Republika Federale e Gjermanisë mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Manuel Sarrazi do të marrë pjesë gjithashtu në konferencën rajonale “Balkan Dialogues”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI