Flash

Mustafaj: Basha po shpreson te proverbi “çudia më e madhe 3 ditë zgjat”

Lapsi.al 16 March 2022
Mustafaj: Basha po shpreson te proverbi “çudia më e madhe 3

Ish-deputeti i PD-së, Besnik Mustafaj, e ka cilësuar jo normale deklaratën e bërë nga një pjesë e deputetëve demokratë të cilët kanë kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha mos garojë për kreun e Partisë Demokratike.

Në një intervistë në studion e ABC, Mustafaj tha se është e pamundur që t’i kërkosh Berishës një gjë të tillë, kur është ky i fundit që ka vënë gjithë partinë në lëvizje.

“Ky është një kusht i pamundur për mua për të gjitha zhvillimit që lidhen deri tani. Është e pamundur sepse deri tani këtë lëvizje e ka bërë Sali Berisha. Askush nuk mund t’i thotë Berishës: “Mos garo”. Të gjitha ata që e mendojnë se Berisha nuk e meriton, atëherë këta duhet të bëjnë fushatë, për të bindur demokratët që mos e votojnë, por nuk mund t’i mohosh Berishës të garojë. Edhe vetë Berisha e ka thënë se Lulzim Basha mund të garojë në zgjedhjet për kryetar në 30 prill” - tha Mustafaj.

Mustafaj tha se zërat e deputetëve por dhe nervozizmi i tyre në dukje tregon se ata e kanë humbur besimin se Basha mund të japë dorëheqjen.

“Unë besoj se në një proces të tillë, ultimatumet nuk janë gjuha e përshtatshme për të arritur qëllimin. Fakti se zonja Duma apo deputetë të tjerë të PD-së i kanë dhënë ultimatum 1 javë zotit Basha tregon se këta e kanë humbur durimin, ose e kanë humbur dhe shpresën se Basha realisht do të marrë vendimin e dobishëm për PD që është dorëheqja e tij. Ajo që thotë zonja Duma nuk është e papritur, por mënyra si e thotë shpreh nervozizëm" - tha Mustafaj.

Atëherë çfarë po përpiqet të bëjë Lulzim Basha?

“Po përpiqet të fitojë kohë. Mund të mos ikë. Basha po udhëhiqet nga një proverb shqiptar se “çudia më e madhe 3 ditë zgjat”. Ai mendon se emocioni do kalojë, se deputetët do ta kuptojnë se janë më rehat me Bashën se me Berishën. Apo po aktivizon një korpus që nuk është i zgjedhur, që është mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve.

Ajo që është poshtëruese për PD por sidomos për Bashën është këmbëngulja për të mbajtur vulën dhe zyrën pa anëtarë. Ky është i gjithë paradoksi. Të gjitha fijet të çojnë tek vetë Basha, që e bën veten të paqenë para opinionit publik. Nëse Gjykata vendos në favor të grupit të Rithemelimit shkon në shkarkimin e Bashës” – tha Mustafaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI