Flash

Dalin detaje të reja nga vdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri

Lapsi.al 16 March 2022
Dalin detaje të reja nga vdekja e 4 turistëve rusë në

Emisioni “Në Shënjestër” në Neës24 ka publikuar detaje të reja për vdekjen e 4 turistëve rusë në një hotel në Golem të Kavajës mbrëmjen e 15 tetorit 2021.

Sipas të njëjtave burime, rezulton që rusi Sergey Vasiljeviç Burenkov, në vitin 2015 ka shërbyer si kolonel policie brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse ose ndryshe Komandant i Forcave OMON në zonën e Irkuyskut.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, nga këqyrja e jashtme nuk u konstatuan dëmtime trupore.

Në këqyrjen e brendshme të trupit ekzaminimet histopatologjike dhe ato toksikologjike kanë konstatuar një prani të monoksidit të karbonit në gjak në nivelin 76%.

Të tjera përfundime janë: hiperemi e trurit me edemë pericelulare, edemë dhe kongjestion i mushkërive, piketime hemorragjike e cipave seroze, kist në mëlçi, ishemi akute e miokardit, stazë vazale multiorganore.

Ndryshimet e konstatuara, sipas ekspertëve janë shenjë e helmimit nga monoksidi i karbonit.

OMON ku ka shërbyer Burenkov ishte një njësi speciale militare e krijuar e cila funksiononte për qëllime te veçanta dhe që shërbente si një trupë speciale brenda Gardës Kombëtare të Rusisë.

OMON më parë ka funksionuar brenda strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme Sovjetike dhe më pas ruse. Njësitë OMON ekzistojnë gjithashtu në Bjellorusi, Kazakistan, Taxhikistan dhe shtete të tjera post-sovjetike.

Në atë ngjarje humbën jetën Sergey Burenkov 60 vjeç, gruaja e tij Natalia 58 vjeç, vajza e tyre Ekaterina 31 vjeç dhe bashkëjetuesi i saj Nikita Belousov, 37 vjeç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI