Flash

Akuzat se "Foltorja" bashkoi votat me Ramën, Belind Këlliçi i përgjigjet ashpër Jorida Tabakut

Lapsi.al 18 March 2022
Akuzat se "Foltorja" bashkoi votat me Ramën, Belind

Belind Këlliçi ka reguar pas dekaratave të Jorida Tabakut mbi votën kundër disa deputetëve demokratë për raportin e Komisionit Hetimor të Çështjes së Inceneratorëve.

Deputeti demokrat Këlliçi i ka konsideruar si dezinformim dhe dashakeqësi këto deklarata.

"Ndjehem i keqardhur për qëndrimin e saj dhe e konsideroj dezinformim dhe dashakeqësi kundrejt qytetarëve dhe kolegëve opozitarë." - u shpreh Belind Këlliçi.

Por çfarë tha Jorida Tabaku sot?

“Është dorëzuar një raport i pozitës ku janë prova, fakte, procesverbale dhe të gjitha rezultatet që kemi pasur nga Komisioni Hetimor, që tregon se si është injoruar procedura. Nga ana e mezhorancës patëm një raport prej 44 faqesh që dështoi të provonte ata që ato pretendonin. Një pjesë e opozitës në bashkërendim me Ramën nuk votuan raportin të Komisionin."  - u shpreh mes të tjerash deputetja Tabaku.

Lexo më tej: Inceneratorët/ PD dërgon në SPAK kallëzimin për 50 persona, përshirë dhe Edi Ramën 

Në reagimin e tij, Belind Këlliçi i drejtoi disa pyetje Jorida Tabakut mbi raportin, që ai e quan gjysmak për inceneratorët.

Gjithashtu, deputeti sqaroi se ka votuar njëlloj kundër si për raportin opozitës dhe për raportin e mazhorancës, sepse i konsideron "nul" të dy.

Pjesë nga reagimi i Belind Këlliçit: 

"Kam votuar njëlloj kundër si për raportin opozitës dhe për raportin e mazhorancës, sepse i konsideroj NUL të dy këto raporte.

Raporti i mazhorancës socialiste është një mohim në grup i gjithçkaje që është faktuar për aferën e inceneratorëve, ndërsa në raportin e opozitës në komision janë përzgjedhur e përfshirë vetëm ato materiale për të cilat dikush ka gjykuar se duhet të përfshihen.

Si njëri dhe tjetri raport janë jotransparentë, prandaj unë do të votoj KUNDËR sa herë që kolegë majtas apo djathtas do të bëjnë shfaqje hipokrizie si kjo e fundit.

Nga facebook po i drejtoj një pyetje koleges Tabaku, meqënëse në bunker duhet vizë për të hyrë dhe ende sot deputetët kritikë ndaj ish Kryetarit nuk lejohen të futen brenda.

Kujt i shërben raporti juaj gjysmak?

Unë personalisht mendoj se Jorida Tabaku NUK i shërben dhe nuk i bashkon votat me Edi Ramën. Mirëpo di që ajo i shërben Bashës, dhe ai dihet tashmë mjaft mirë se kujt i shërben.

Së fundmi, dua të shfrytëzoj edhe njëherë këtë hapsirë komunikimi për t’i bërë thirrje SPAK-ut dhe të gjitha organeve të drejtësisë të marrin ne dorë këtë aferë që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që drejtësia të shprehet!

PS: Sa për merakun e transparencës dhe informimit të partnerëve tanë, në takimin me ish eurodeputetin Brok nuk e preka temën e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, pasi vizita e tij nuk kishte fare të bënte me këtë çështje dhe cilido që pretendon ndryshe, gënjen opinionin publik. Sa për partnerët e tjerë, përfshirë dhe ata amerikanë, pa merak se janë të gjithë të qartë dhe të informuar mbi realitetin!" - reagoi deputeti i rreshtuar krah Berishës dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI