Flash

"Bëhet i gjallë" Autoriteti i Konkurrencës, zbulon kompanitë që abuzojnë me çmimin e vajit

Lapsi.al 18 March 2022
"Bëhet i gjallë" Autoriteti i Konkurrencës, zbulon

Autoriteti i Konkurrencës ka gjetur shkelje në disa kompani të importit të vajit vegjetal gjatë hetimit të thelluar të kryer gjatë këtyre ditëve pas shtrenjtimit të beftë të çmimit në tregje. Në një njoftim për shtyp, Autoriteti bën me dije se është konstatuar një sjellje e bashkërenduar për të rritur çmimin e vajit vegjetal nga disa kompani, respektivisht: AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, GLOBCOM SHPK dhe TEUTA DURRES SHPK.

Gjatë hetimit, Konkurrenca ka konstatuar se kompanitë në fjalë kanë rritur çmimin e vajit duke u marrë vesh me njëra-tjetrën gjë që ka ndikuar negativisht në xhepat e qytetarëve.

“Nga informacioni i administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën 1 janar 2022 – 11 mars 2022, ndër të tjera u konstatua se çmimi mesatar mujor i importit në muajin janar 2022 ka qenë në vlerën 199.23 lekë/litri dhe në mars 2022 është rritur në vlerën 208.54 lekë/litri. Çmimi i vajit vegjetal rezulton se është rritur gati me 7.5% nga muaji shkurt 2022.Për sa më sipër, rezulton se rritja në të njëjtën kohë për periudhën janar – mars 2022 e çmimit të shitjes së vajit vegjetal nga ndërmarrjet në fjalë”, bën me dije Autoriteti i Konkurrencës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI