Flash

“Me 130 euro në muaj nuk je i varfër”/ Ministrja në siklet pas deklaratës

Lapsi.al 18 March 2022
“Me 130 euro në muaj nuk je i varfër”/ Ministrja në

Ministrja e Financave, Delina Imbrahimaj është ndier në siklet kur në një dalje për mediat mbrëmjen e së premtes u pyet për deklaratën e saj të bërë tashmë virale në rrjetet sociale se “me 130-140 euro në muaj nuk konsiderohesh i varfër”. Ministrja u pyet që të jepte një sqarim për këtë deklaratë, por ajo e shmangu.

“Sot jemi për të folur për krizën. Deklarata është një pyetje që mu bë për një tregues statistikor për shkak të detyrave që unë kam mbajtur në të kaluarën. Ka teknikalite në statistika.

Ne mund të flasim shumë gjatë për këtë tregues, por nuk është sot momenti për mënyrën se si INSTAT kalkulon shifrat. Sot është momenti për të folur për produktet e shportës”, - tha ministrja.

Një natë më parë ministrja e Financave u pyet se sa duhet të marrë një person për të mos u konsideruar i varfër në situatën ku po jetojmë.

“Ne kemi një përllogaritje të familjes mesatare. Nuk kemi një përllogaritje sa duhet të jenë të ardhurat e një personi. Patjetër kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona.

Nëse pyetja referohet sa duhet të gjenerojë një individ për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro për person”, - u përgjigj Ibrahimaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Elbasan, aksidentohet punëtori i "Kurum"

Një 50-vjeçar është plagosur këtë mbrëmje në ambientet e kompanisë Kurum në qytetin e Elbasanit. Bujar Dervishi është plagosur në ambientet e kësaj kompanie ...

19:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI