Flash

Majlinda Bregu: PD mori formën e paaftësisë së Bashës

Lapsi.al 18 March 2022
Majlinda Bregu: PD mori formën e paaftësisë së Bashës

“Karma nuk ngatërron asnjëherë adresë”, - thotë Majlinda Bregu, kur rikujton si ka nisur tkurrja e Partisë Demokratike që në 2017, kur ajo dhe kolegë të saj u lanë jashtë partisë prej Lulzim Bashës.

“Një shkarje në greminë” që thotë se e “kishin paralajmëruar”. Kryedemokratin Basha e cilëson “të paaftë, ndaj e ka të pamundur ta vendosë veten në vendin e tij”. Majlinda Bregu i përgjigjet gjithashtu pyetjes nëse do të kandidojë për kryetare të PD.

“Ju pata paralajmëruar që këtu do të mbërrijmë. Në rregull, edhe kjo të kënaqi për një orë… Ja ta thanë të gjithë të tjerët, po ti nga e dije? Po si e ke thënë? Po ja si ndodhi. Po se karma ka punën e vet, nuk ngatërron adresë asnjëherë.

Domethënë, i kam dëgjuar të gjitha këto gjatë këtyre muajve. Pastaj ndalon dhe thua, unë paskam pasur të drejtë, Jozefina, paska pasur të drejtë, Ridvani, Astriti po ashtu. Paskan pasur që të gjithë të drejtë. Por çfarë bëmë ne të gjithë që kishim të drejtë?

A arritëm dot ne ta ndalonim këtë shkarjen në humnerë? Jo. Ne u munduam ta shpëtonim nga gremina në 2017-ën PD-në. Ne nuk arritëm, pasi ajo që për ne mund të ishte greminë për dikë tjetër mund të ishte trampolinë dhe ja ku jemi sot. Nuk kam pasur ndonjë ndjesi të madhe" - tha Bregu.

Gazetarja Merita Haklaj: Kur e dëgjoni Bashën, që thotë, “jam në dispozicion për çdo zgjidhje”, a keni ndonjë ide se çfarë ka ai ndërmend të thotë me këtë?

“Nuk arrij të kuptoj shumë gjëra, por as nuk mund të them se po të isha unë në vendin e tij do të kisha bërë këtë sepse unë nuk do të kisha qenë kurrë në vendin e tij sot.

Në rast se do të kishte qenë më i aftë do t’i kishte dhënë një formë tjetër partisë, por në rast se partia merr formën e paaftësisë tënde, atëherë do të jemi në këtë situatë që jemi”, - tha Majlinda Bregu. /A2 CNN

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI