Flash

VIDEO/ Ndërpreu lajmet në TV shtetëror rus, arrestohet gazetarja

Lapsi.al 14 March 2022
VIDEO/ Ndërpreu lajmet në TV shtetëror rus, arrestohet gazetarja
Të hënën në Moskë, një punonjëse e stacionit televiziv shtetëror Channel One u shfaq në transmetimin e lajmeve duke protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës. Ajo është Maria Ovsyannikova, një redaktore lajmesh që doli pas spikeres Ekaterina Andreeva me një tabelë që shkruante "NO ËAR" në anglisht. Ajo thoshte se mediat e kontrolluara nga shteti "po gënjenin" dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës. Para protestës së saj, Ovsyannikova regjistroi një video që dënonte pushtimin, duke thënë se babai i saj është ukrainas dhe se i vjen keq që kontribuoi në mesazhet pro luftës të transmetuara në Channel One. “Fatkeqësisht, kam kaluar shumë nga vitet e fundit duke punuar për Channel One, duke bërë propagandën e Kremlinit dhe jam thellësisht e turpëruar nga kjo,” - tha ajo, duke përfunduar fjalimin e saj duke inkurajuar edhe të tjerët të protestojnë. Mësohet se Ovsyannikova është arrestuar nga policia dhe është e paqartë cili mund të jetë fati i saj. Autoritetet ruse kanë goditur si protestuesit ashtu edhe gazetarët e pavarur që nga pushtimi. Më 4 mars, Vladimir Putin nënshkroi një ligj që kriminalizon demonstratat kundër luftës dhe transmetimin e "lajmeve të rreme" për Ukrainën që nuk është në përputhje me narrativën zyrtare të shtetit. Të dyja veprimet mund të penalizohen deri në 15 vjet burg. Me mediat e pavarura kryesisht të mbyllura, informacioni për luftën në Ukrainë i transmetuar në televizionet e sponsorizuara nga shteti e ka paraqitur pushtimin si një operacion të kufizuar ushtarak. Mediat qeveritare kanë shmangur imazhet e shkatërrimit të shkaktuar nga forcat ruse dhe kanë minimizuar viktimat ruse. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI