Kryeministri Edi Rama vijon t’i sulmojë protestat që po mbahen poshtë zyrës së tij kundër rritjes galoponte të çmimeve të karburantit dhe ushqimeve.
Në një dalje në faqen e tij në Facebook mbrëmjen e së hënës, Rama tha se protesta ka qëllime të ulëta politike.
“I ndjek komentet, reagimet, besoj që dëgjimi i njëri-tjetrit është domosdoshmëri. Sikur të mos mjaftonte taksirati i madh i pasojave të një lufte që është paraqitur në Shqipëri dhe kudo tjetër, na duhet të komunikojmë dhe sepse këtu tek ne, si në asnjë vend tjetër të NATO-s dhe Europës.
Janë mbajtur lloj lloj protestash në vend që prej rrëzimit të diktaturës, por kjo është protesta më e turpshme e mbajtur ndonjëherë” – tha Rama.
Më herët ai gjeti edhe armiq të jashtëm duke u shprehur se kjo protestë i shërben Rusisë. ©LAPSI.al