Flash

Rama: Më dërguan SMS nga Brukseli nëse protestat mbështesin Rusinë

Lapsi.al 14 March 2022
Rama: Më dërguan SMS nga Brukseli nëse protestat mbështesin

Kryeministri Edi Rama i shkuar edhe më tej fabulës së vjetër të armiqve të jashtëm në protestat që po mbahen kundër rritjes së çmimeve.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Facebook, Rama tha se këto tubime kanë krijuar shqetësim në Bruksel nëse ato janë në mbështetje të Rusisë. Rama lexoi edhe një SMS që sipas tij i kishte ardhur nga Brukseli, por pa e zbuluar kush ia kishte dërguar.

“Më ka ardhur një mesazh nga Brukseli ku thotë: “Po ndjekim me shqetësim zhvillimet në Tiranë, a keni informacion kush po qëndron pas këtyre protestave”.

Është legjitime t'i bëhet presion qeverisë që të veprojë në ndihmë të njerëzve, Shqipëria është pjesë e NATO-s, ndërkaq NATO është gati de fakto në luftë me Rusinë.

Kjo ka sjellë telashe, vështirësi. Kjo që po ndodh me çmimet mund të ketë vetëm fillimi dhe Rusia ka shpresë të madhe te protestat ekonomike nëpër vendet e NATO-s” - tha Rama që prej 2 dytësh po i fryn historisë së protestave të nxitura nga politika. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI