Flash

"Çmendet" Edi Rama: Reagim më të turpshëm se ata që mbështesin këtë proteste s'ka pasur e s'do të ketë

Lapsi.al 14 March 2022
"Çmendet" Edi Rama: Reagim më të turpshëm se ata

Edi Ramës i vjen turp nga protesta e popullit të tij, a thua se në Shqipëri po zhvillohen protesta pro Rusisë si ato që pati në Serbi dhe Malin e Zi. Në daljen e sotme nga zyra e tij në ERTV, Rama tha se vetëm për rritjen e cmimeve s'duhej protestuar kundër qeverisë së tij.

"Reagim më të turpshëm, se reagimi në mbështetje të kësaj proteste s'ka pasur e s'do të ketë. Kundër kujt protestohet? Të gjitha vendet që po e përjetojnë me të njëjtin shqetësim kërcimin e çmimeve të energjisë, që këtu nuk po përjetohet këtu se nuk po paguajnë për rritjen e çmimit të energjisë. Nuk ka dalë askush të protestojë kundër qeverisë së vet, çdo qeveri mund të ketë njëmijë e një arsye për të cilat duhet protestuar, por asnjë qeveri sot dhe e jona nuk është arsye për të protestuar për shkak të pasojave që ka sjellë në çmimet e shportës, karburantit dhe të tjerat, një luftë që nuk e ka nisur kjo qeveri dhe që nuk e ndal dot kjo qeveri. Çlidhje ka qeveria e Shqipërisë me rritjen e çmimit të të gjitha produkteve në mënyrë lineare në gjithë botën.” tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI