Flash

VIDEO/ Shikoni si bomba ruse shpërthen në qendër të Kievit

Lapsi.al 14 March 2022
VIDEO/ Shikoni si bomba ruse shpërthen në qendër të Kievit
Pamjet e publikuara në internet tregojnë momentin kur një raketë ruse shpërthen në një rrugë në kryeqytetin ukrainas Kiev përballë një personi që po ecte në një park. BBC thotë se pamjet janë të verifikuara dhe nuk bëhet fjalë për një mashtrim. Nga shpërthimi, një kalimtar humbi jetën ndërsa 3 të tjerë u plagosën. Automjetet, autobusët e transportit publik, bizneset e pallatet e banimit përreth pësuan dëme të shumta. Ekipet e emergjencës ndërhynë për të evakuuar dhjetëra banorë që ndodheshin në apartamentet e tyre. Bombat ruse nuk kanë kursyer banesat e qytetarëve, gjatë 24 orëve të fundit as në Harkiv, e po ashtu ranë në qendër të Donjeckut. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI