Flash

Shpartallimi i Bashës në zgjedhje/ Vjen reagimi i Komisionit i Rithemelimit të PD

Lapsi.al 7 March 2022
Shpartallimi i Bashës në zgjedhje/ Vjen reagimi i Komisionit i

Komisioni i Rithemelimit të PD-së del me deklaratë për mediat duke falenderuar dmeokratët dhe anëtarët e koalicionit "Shtëpia e Lirisë", të cilët e provuan këtë koalicion si opozita e madhe e vendit. Komisioni falenderon demokratët e Shkodrës që nxorrën kandidatin Bardh Spahia si kryetar Bashkie.

Në reagim goditet edhe klani i Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

"Në këto zgjedhje ne u përballëm jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me shtojcat e tij, që duan ta mbajnë Partinë Demokratike opozitë fasadë, peng të regjimit.

Gjithsesi, vota e popullit opozitar tregoi qartë se demokratët dhe opozita e vërtetë nuk mund të nënshtrohen dhe nuk mund të merren peng. Ajo është gati për t'u ringritur plot besim dhe shpresë.

Vota e qartë e 6 Marsit tregoi se demokratët nuk duan t'i shkojnë pas në greminë, një kllouni që pas 6 humbjesh deklaron se nuk ka humbur kurrë dhe që provon se nuk do të arrijë të kalojë dot as pragun elektoral." - thuhet mes të tjeraësh në deklaratë, ku i bëhet thirrje demokratëve dhe deputetëve të krahut të Bashës që t'i bashkohen opozitës së vërtetë.

Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme sot janë thuajse drejt finalizimit. “Shtëpia e Lirisë” po fiton në Shkodër, ndërsa në 4 bashki të tjera është në vend të dytë pas Rilindjes dhe PD-ja e Bashës në vend të tretë. Pozicioni më i mirë që ka arritur Basha deri tani është në Rrogozhinë, ku kandidati i tij zë vendin e dytë. ©LAPSI.AL 

Deklarata: 

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike falenderon me mirënjohje të thellë, të gjithë demokratët dhe anëtarët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për mbështetjen e tyre të madhe në zgjedhjet e 6 Marsit.

Një falenderim për Shkodrën dhe qytetarët e saj të cilët me mbështetjen e tyre për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia, dëshmuan se Shkodra si gjithnjë mbetet Rozafa e lirisë së shqiptarëve.

Në këto zgjedhje ne u përballëm jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me shtojcat e tij, që duan ta mbajnë Partinë Demokratike opozitë fasadë, peng të regjimit.

Gjithsesi, vota e popullit opozitar tregoi qartë se demokratët dhe opozita e vërtetë nuk mund të nënshtrohen dhe nuk mund të merren peng. Ajo është gati për t'u ringritur plot besim dhe shpresë.

Vota e qartë e 6 Marsit tregoi se demokratët nuk duan t'i shkojnë pas në greminë, një kllouni që pas 6 humbjesh deklaron se nuk ka humbur kurrë dhe që provon se nuk do të arrijë të kalojë dot as pragun elektoral.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, opozita e vetme dhe e vërtetë:

I bën thirrje të gjithë anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve, deputetëve që janë në Partinë Demokratike për shkak të idealeve dhe jo të interesave, t’i bashkohen vullnetit të popullit opozitar për një Parti Demokratike të Rithemeluar më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar! 

Të këshilluara

Djali plagos me thikë nënën në Tiranë

Një grua është plagosur me thikë nga djali i saj në periferi të Tiranës. Ngjarja e rwndw njoftohet nga policia. Nuk jepen shkaqe pwr plagosjen. Detaje nga...

13:57

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI