Flash

Dalin shifrat e para për votimet në bashkitë e Shkodrës, Lushnjes dhe Rrogozhinës, disa supriza

Lapsi.al 7 March 2022
Dalin shifrat e para për votimet në bashkitë e Shkodrës,

Pas daljes së rezultatit të bashkisë Vorë, në bashkitë e Shkodrës, Lushnjes dhe Rrogozhinës ka nisur numërimi. Numërimi pritet të nisë edhe në bashkitë Durrës dhe Dibër.

Lapsi.al sjell rezultatet e deri tanishme të raportuara nga KQZ, të përmbledhura si më poshtë:

SHKODRA: Në kryesim kandidati Bardh Spahia i "Shtëpisë së Lirisë" 

Në vend të dytë është Majlinda Angoni e PS-së me një diferencë jo të madhe, ndërsa Xhemal Bushati i PD-së zyrtare mbetet shumë mbrapa me vetëm 21% të votave të numëruara deri tani.

Deri tani janë numëruar 12 qendra votimi nga 250 në total.

LUSHNJA: Në kryesim kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa 

Kandidatja e PS-së ka një diferencë të dukshme me dy kandidatët e opozitës. Por, vlen për t'u përmendur se kandidati i "Shtëpisë së Lirisë" së Sali Berishës është 22% më shumë me vota deri tani krahasuar me kandidatin Indrit Sefa të PD-së zyrtare.

Në Lushnje janë numëruar 22 nga 157 qendra votimi.

RROGOZHINË: Kryeson kandidati i PS-së, Edison Memolla 

Këtu gara për vendin e dytë dhe të tretë është më e ngushtë. Kandidati i PD-së zyrtare ndodhet në vendin e tretë dhe kandidati i "Shtëpisë së Lirisë" ndodhet në vend të dytë.

Në Rrogozhinë janë numëruar deri tani 15 nga 53 qendra votimi.

Lexo më tej: Zgjedhjet/ PS dominon Vorën, Berisha dominon Bashën me vota 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI