Flash

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Fushë-Krujë, shkon në pesë numri i viktimave

Lapsi.al 6 March 2022
Rëndohet bilanci nga aksidenti në Fushë-Krujë, shkon në

Rwndohet bilanci i aksidentit tragjik qe ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Milot-Fushe Kruje ku dy automjete u përplasën.

Raportohet se në spitalin e Tramws në Tiranë humbi jetwn dhe 34-vjecarja Rudina Haka, duke e çuar ne 5 numrin e viktimave. Ajo nuk mundi t’ju mbijetoje plagëve të marra në disa pjesë të trupit.

Më herët si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë ndërruar jetë dy drejtuesit, Alfred Dika 39 vjeç dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç, si dhe pasagjerët Shkumbin Brati 20 vjeç, dhe Almenia Karaj 16 vjeçe, të cilët po udhëtonin në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15 pas mesnatës së djeshme. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë mëngjesin e sotëm: 

Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.

Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Policia arreston pesë persona në Tiranë

Policia njoftoi ditën e sotme se ka arrestuar pesë persona, ndërsa gjashtë të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Detaje nga policia...

15:20

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI