Flash

Zgjedhjet/ PS dominon Vorën, Berisha dominon Bashën me vota

Lapsi.al 6 March 2022
Zgjedhjet/ PS dominon Vorën, Berisha dominon Bashën me vota

Nga Arbër Kaceli

Bashkinë e parë për të cilën doli rezultati i zgjedhjeve të pjesshme vendore, atë të Vorës, e fitoi kandidati socialist Blerim Shera. Me gjithë rëndësinë që ka zakonisht emri i fituesit në zgjedhje, këto të ditës së sotme ishin ndryshe. Në këto zgjedhje fokusi i publikut është zhvendosur pothuajse në mënyrë të barazvlefshme tek vendi i dytë apo i tretë në garë. Kjo për shkak të krisjes së Partisë Demokratike dhe ëndjes së publikut për të kuptuar njëherë e mirë se kush është shumica e vërtetë në opozitë.

Edhe pse dy kandidatët e opozitës për Bashkinë e Vorës janë humbës përballë kandidatit socialist, i cili ishte shkëputur me gati 5 mijë vota nga vendi i dytë, rezultati i shpallur mbrëmjen e sotme për Vorën tregon një hendek të madh mes opozitës së Sali Berishës dhe asaj të Lulzim Bashës.

Rezultati flet vetë. 2598 vota për Lulzim Vranën e “Shtëpisë së Lirisë”, ndërsa vetëm 687 vota për Ymer Markun e PD-së zyrtare. Diferenca në vota është 3.7 herë më e lartë në favor të kandidatit të Sali Berishës, pothuajse 4 herë më e lartë.

Edhe pse janë pesë bashki të tjera për të cilat pritet të dalë rezultati, kjo e para jep një mesazh të fortë. PD-ja zyrtare në Vorë u vendos në pozicionin e një partie që zë fundin e një koalicioni opozitar. Ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë” e Sali Berishës non-grata dhe LSI-së së rrudhur e konsumuar mori formën e partisë prijëse të opozitës.

Ky rezultat me këtë diferencë të thellë vulos, të paktën në një bashki, atë që ithtarët e Sali Berishës e trumpetonin prej kohësh. Karrigia e kryetarit të PD-së nuk i përket Lulzim Bashës dhe se ai është një e keqe që duhet hequr me çdo kusht.

Momentalisht, kjo diferencë stratosferike provon tezën se acarimi që shfaqi Lulzim Basha dhe klani i tij kur Presidenti Meta i shpalli papritur zgjedhjet dy muaj më parë, vinte nga frika e një përballje me Berishën në terren. Ky rezultat provon edhe se relativizimi që i bëri Lulzim Basha këtyre zgjedhjeve me një fushatë në hije, duke mos i vënë gjoksin siç bëri Sali Berisha, ishte një manovër për të nënvlersuar rezultatin që sot, në pamje të parë, ai dukej se i frikësohej.

Megjithatë, pjesëmarrja e ulët ditën e sotme nuk duhet anashkaluar. As fakti që Vora është një bashki e vogël dhe mund të mos japë indiciet më të sakta të pozicionimit të faktorëve politikë krahasuar me zgjedhje në shkallë më të gjerë. Përpos këtyre, është ende herët për ta vulosur plotësisht nëse Sali Berisha përfaqëson mazhorancën opozitare të vendit, pasi janë edhe pesë bashki të tjera për të cilat priten rezultatet.

Rezultatet e ditës së nesërme do ta vërtetojnë këtë. Për momentin, klani Basha është në disfavor. Dhe nëse ky rezultat projektohet edhe në pesë bashkitë e tjera, ato të Durrësit, Dibrës, Shkodrës, Lushnjës e Rrogozhinës, atëherë mes 20% të shqiptarëve (përqindja e shqiptarëve që jetojnë në këto 6 bashki) Basha del jashtë loje si kryeopozitar.

Sa i përket rezultatit për pesë bashkitë e tjera, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bëri me dije se rezultatet për to do të shpallen ditën e nesërme. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI