Flash

KQZ publikon rezultatet e fundit të numërimit/ PS drejt fitores në 5 bashki, Bardh Spahia kryeson në Shkodër

Lapsi.al 7 March 2022
KQZ publikon rezultatet e fundit të numërimit/ PS drejt fitores

Këtë të hënë, 7 marsi, vijon ende numërimi i votave të zgjedhjeve të pjesshme lokale të mbajtuara në 6 bashki ditën e djeshme. Duke qenë se Partia Socialiste ka marrë dy fitore: në Vorë me kandidatin Blerim Shera dhe në Rrogozhinë me Edison Memollën; numërimi vijon në 4 bashki: Lushnje, Dibër, Durrës e Shkodër. PS udhëheq në tre nga katër bashkitë e mbetura, përveçse në Shkodër ku duket se po shkon drejt fitores kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' Bardh Spahia.

Shkodra duket se ka zgjedhur t'i besojë sërish të djathtëve. Kur janë numëruar më shumë se 60% e kutive, kryesinë e ka Spahia me 43%, i ndjekur nga kandidatja socialiste Majlinda Angoni me 39.7%. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Xhemal Bushati ka 16.6%.

Në Lushnje, socialistët duket se do rikonfirmohen në krye të bashkisë. Teksa numërimit të votave po u vjen fundi, kandidatja e PS-së Eriselda Sefa ka 57.9 përqind të votive. Dy kandidatët e tjerë ndjekin me rezultatin: Elton Bano i 'Shtëpisë së Lirisë' 32.4% dhe Indrit Sefa i PD 11.26%.

Në Dibër vijon procesi i numërimit dhe ka dalë rezultati i 61 kutive nga 101 gjithsej. Edhe këtu kandidati i Partisë Socialiste kryeson me më shumë se 62% ose 9,868 vota. I dyti renditet kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' me 19.4% ose 3,006 vota.

Në bashkinë Durrës janë numëruar 164 kuti  nga 337 qendra votimi gjithsej. Emirjana Sako e Partisë Socialiste kryeson bindshëm me 58% ose 18.822 vota. Ardian Muka i 'Shtëpisë së Lirisë' renditet i dytë me 9171 vota ose 28% të votave. Ndërsa i treti kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti me vetëm 4.496 vota ose rreth 14%.

Vihet re se në këto zgjedhje kandidatët e 'Shtëpisë së Lirisë' të ish-kryeministrit Berisha kanë siguruar ndjeshëm më shumë vota se përfaqësuesit e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI