Flash

Ora 3:00/ Rezultatet e fundit nga numërimi në 5 bashkitë

Lapsi.al 7 March 2022
Ora 3:00/ Rezultatet e fundit nga numërimi në 5 bashkitë

Pas daljes së rezultatit të bashkisë Vorë, në pesë bashkitë e tjera ka nisur numërimi.

Përveç Shkodrës, ku një kandidat nga opozita mban kryesimin që prej nisjes së numërimit, në çdo bashki tjetër kandidatët vendosen në këtë rend: PS në fillim, "Shtepia e Lirisë" e Sali Berishës në vendin e dytë dhe PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës në vendin e tretë.

Lapsi.al sjell rezultatet e orës 3:00 të mëngjesit të raportuara nga KQZ, të përmbledhura si më poshtë:

SHKODRA: Në kryesim kandidati Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” 

Në vend të dytë është Majlinda Angoni e PS-së me një diferencë jo të madhe, ndërsa Xhemal Bushati i PD-së zyrtare mbetet shumë mbrapa me gati 3 mijë vota më pak se Bardh Spahia.

Deri tani janë numëruar 53 qendra votimi nga 250 në total.

DURRËS: Kryeson kandidatja e PS, Emiriana Sako 

Në Durrës vendin e parë e mban kandidatja e PS-së deri në përditësimin e fundit. Ajo ndiqet nga kandidati i "Shtëpisë së Lirisë", Ardian Muka.

Kandidati i Bashës mban vendin e tretë me mbi 1 mijë vota më pak.

Janë numëruar 33 nga 337 qendra votimi.

LUSHNJA: Në kryesim kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa 

Kandidatja e PS-së ka një diferencë të dukshme me dy kandidatët e opozitës. Por, vlen për t’u përmendur se kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” së Sali Berishës ka rreth 2 mijë vota më shuma deri tani krahasuar me kandidatin Indrit Sefa të PD-së zyrtare.

Në Lushnje janë numëruar 48 nga 157 qendra votimi.

RROGOZHINË: Kryeson kandidati i PS-së, Edison Memolla 

Këtu gara për vendin e dytë dhe të tretë është më e ngushtë. Kandidati i PD-së zyrtare ndodhet në vendin e tretë dhe kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” ndodhet në vend të dytë.

Në Rrogozhinë janë numëruar deri tani 27 nga 53 qendra votimi.

DIBËR: Kryeson kandidati i PS-së, Rahim Spahiu 

Pas kandidatit të Rilindjes, trendi për vendin e dytë dhe të tretë përsëritet. Premtim Kryemadhi i "Shtëpisë së Lirisë" mban vendin e dytë, Luan Haka i PD-së ndodhet më vend të tretë.

8 qendra votimi nga 101 janë numëruar deri tani.

Lexo më tej: Zgjedhjet/ PS dominon Vorën, Berisha dominon Bashën me vota 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI