Bardh Spahia i koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë' është zyrtarisht fitues i Bashkisë Shkodër për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Spahia në një deklaratë për mediat falenderoi të gjithë demokratët e qytetarët e Bashkisë Shkodër për vlerësimin që i kanë dhënë duke e votuar. Mbështetësit e Bashës, të cilët i quajti demokratë që për një moment e kanë humbur rrugën e tyre, iu tha se derën tek ai e kanë të hapur.
"Falenderoj aleatët tanë për këtë rrugëtim, aleatët e 'Shtëpisë së Lirisë', të gjithë gazetarët që transmetuan këtë garë elektorale, dhe trupën e jashtëzakonshme të komisinerëve që mbrojtën vullnetin e qytetarëve shkodranë, shtabin tonë elektoral dhe të rinjtë që i dhanë energji kësaj gare elektorale.”-tha Spahia.