Flash

KFOR: Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për avionët rusë

Lapsi.al 7 March 2022
KFOR: Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për avionët

Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për avionët rusë, pavarësisht kërkesës së institucioneve kosovare ndaj KFOR-it për të mbyllur atë.

Këtë e bëri të ditur për KosovaPress, zyrtari për medie në KFOR, Daniele Riggio, duke iu referuar një “zyrtari të NATO-s, ka thënë se KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur. Komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha ai duke iu referuar deklaratës së zyrtarit të NATO-s.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot bëri të ditur se kanë parashtruar kërkesë ndaj KFOR-it që të mbyllë hapësirën ajrore të Kosovës për avionët rusë./ KP

Të këshilluara

Djali plagos me thikë nënën në Tiranë

Një grua është plagosur me thikë nga djali i saj në periferi të Tiranës. Ngjarja e rwndw njoftohet nga policia. Nuk jepen shkaqe pwr plagosjen. Detaje nga...

13:57

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI