Flash

Berisha: Lul Brava i vetmi demokrat që nuk njeh humbjen

Lapsi.al 7 March 2022
Berisha: Lul Brava i vetmi demokrat që nuk njeh humbjen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas përfundimit të procesit zgjedhor, ku kandidati i mbështetur prej tij Bardh Spahia u shpall fitues në Bashkinë e Shkodrës.

Berisha deklaroi nga oborri i Kuvendit se këto zgjedhje treguan se kush është opozita e vërtetë, ndërsa shtoi se Lulzim Basha është i vetmi opozitar i cili nuk njeh humbjen.

Falenderoj demokratë dhe demokrate dhe anëtarë të LSI dhe PDK që u angazhuan në këtë fushatë elektorale për kandidatët tanë që përfaqësuan alternativën e ‘Shtëpisë së Lirisë. Mirënjohje të veçantë ka për ata që numëruan mbrëmë, e zbardhën në detyre. Natyrisht rezultati u arrit në kushtet më të vështira në 30 vjet. Rama me patericën e tij me shtojcën e tij Lulzim Brava i cili sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që nuk humbet dhe nuk ka humbur. Pra i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare problemit duke shpallur çdo humbje në mos fitore të paktën jo humbje. Këto zgjedhje janë kushtrimi më i fuqishëm për çdo demokrat që të bashkohemi. Populli opozitar votoi opozitën e vërtet5ë, të bashkohemi rreth PD-së së Rithemeluar dhe fitoren e Shkodrës ta shtrijmë në mbarë Shqipërinë’, tha Berisha.

Të këshilluara

Djali plagos me thikë nënën në Tiranë

Një grua është plagosur me thikë nga djali i saj në periferi të Tiranës. Ngjarja e rwndw njoftohet nga policia. Nuk jepen shkaqe pwr plagosjen. Detaje nga...

13:57

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI