Flash

Reagimi/ Yuri Kim nuk i zë as emrin në gojë Ilir Metës, nuk përmend as çështjen e shkarkimit në Kushtetuese

Lapsi.al 17 February 2022
Reagimi/ Yuri Kim nuk i zë as emrin në gojë Ilir Metës, nuk

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar me një deklaratë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbrëmjen e kaluar për Presidentin e Republikës Ilir Meta. Duke mos ia përmendur fare emrin Ilir Metës dhe as duke iu referuar konkretisht ceshtjes në fjalë si për të rikonfirmuar edhe njëherë "alergjinë" amerikane ndaj tij, selia e rrugës së Elbasanit thjesht shkruan se Gjykata Kushtetuese po "demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor". Më poshtë reagimi i plotë.

“??️ | Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”.

©LAPSI.al

Të këshilluara

13 arrestime, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar dhe një 34-vjeçar për pengmarrje të një të mituri. Specialist...

13:01

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI