Flash

Avokati i Thaçit: Gjyqi mund të zgjasë edhe 10 vjet

Lapsi.al 16 February 2022
Avokati i Thaçit: Gjyqi mund të zgjasë edhe 10 vjet

Avokati i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi thotë se procesi i nisur ndaj tij në Hagë mund të zgjasë edhe për 10 vite. Avokati Dastid Pallaska tha se edhe nëse Thaçi shpallet i pafajshëm nuk mund të kërkojë dëmshpërblim për arrestimin.

“Më këtë mënyrë menaxhimi të prokurorisë po, absolutisht po. Shkon edhe 10 vjet. Baza ligjore për të kërkuar një kompensim nëse dalin të pafajshëm nuk është e qartë.

Kompensimi bëhet kur arrestohet dhe paraburgoset në mënyrë të kundërligjshme. Në këtë rast është kërkuar nga gjykata” – tha avokati në një intervistë për emisionin “Opinion”.

Thaçi u arrestua në nëntor 2020 bashkë me ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjykata Speciale e Hagës ka ngritur ndaj tyre një sërë akuzash të rënda për krime të kryera gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.

Në aktakuzën thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe 100 vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI