Edhe ish-ministrin Lefter Koka e ka te arrestuar ne burg, Kryeministri Rama vijon te jete i bindur se nuk ka afere korruptive te dosja e inceneratoreve. Sot ai ka replikuar me një komentues lidhur me çështjen ne fjale. Rama nuk e cilëson aspak si aferë këtë çështje dhe shton se është bërë një punë e mirë duke shpëtuar komunitetet nga makthi i plehrave.
Sipas tij, për këtë gjë ka pasur vetëm individë që kanë punuar pas shpinës që qeverisë dhe se gjykimi i tyre i takon drejtësisë dhe jo propagandës politike e baltosjes mediatike.
Ilir Mustafaraj: A ndjeni pergjigjesi Ju Z. Kryeministër per aferën e inceneratorve?.
Edi Rama: Ilir Mustafaraj per cilen "afere te inceneratoreve" se une nuk di ndonje afere inceneratoresh, po di nje pune te mire qe ka shpetuar tre komunitete te medha nga makthi i plehrave, ne Tirane, Elbasan dhe Fier! Nese ne kete pune te mire ka pasur edhe individe qe mbrapa shpines se qeverise, kane abuzuar me pushtetin e tyre, per te nxjerre perfitime te paligjshme, kete e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtesise, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat jane ndertuar, jane aty dhe jane ne sherbim te komuniteteve, te shendetit publik e te mjedisit.
E habitshme se si kryeministri mbron me mish e me shpirt një nga dosjet më korruptive në vend të viteve të fundit. Dhe për më tepër që SPAK ka ende mandate arresti për t'u ekzekutuar për këtë cështje. Pyetja shtrohet se kë do të lëshojë Rama kësaj radhe pas Lefter Kokës? ©LAPSI.al
