Flash

Berisha tallet me Bashën: Lul Brava nuk del nga selia, demokratët e zemëruar nuk e pritën

Lapsi.al 16 February 2022
Berisha tallet me Bashën: Lul Brava nuk del nga selia, demokratët e

Sali Berisha ironizoi turin e Lulzim Bashes i cili sipas tij përfundoi pa nisur, pasi demokratët e braktisën tha ish-kryeministri. Gjatë takimit me banorët e Katundit të Ri në Durrës, Berisha u shpreh se logoja e fitores së demokratëve në 6 mars është ajo e 'Shtëpisë së Lirisë'. Berisha ftoi dhe qytetarët e Durrësit që të votojnë nr.1, Ardian Mukën, kandidatin e koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisië'.

"Brava nuk del nga selia, nisi një tur dhe e pritën siç e meritonte sepse iu hodhi gaz, pluhura toksike dhe të zemëruar demokratët nuk e pritën. Tani nuk del, por me ndihmën e Edi Ramës dhe gjykatësve të policisë së tij ka konfiskuar logon. Ata garojnë me logon e PD. Ata u thonë të tjerëve që nuk jemi ne as me Bashën as me Berishën, por jemi me logon. Por logo është e Edi Ramës dhe Lul Bravës, 'Shtëpia e Lirisë' është logoja e fitores. E quajtëm kështu sepse ne jemi të vendosur të rikthejmë lirinë. E quajmë shtëpi se s'ka asgjë më të ngrohtë dhe të afërt se shtëpia. Kërkesa ime për të gjithë ju është që në 6 mars, asnjë votë askund tjetër përveç logos së 'Shtëpisë së Lirisë', dhe kandidatit tonë nr.1 në listë, Ardi Mukës", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI