Flash

Prerje pyjesh pa leje dhe drejtim motori pa patentë, dy të arrestuar në Delvinë e Sarandë

Lapsi.al 16 February 2022
Prerje pyjesh pa leje dhe drejtim motori pa patentë, dy të arrestuar

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për vepra të ndryshme penale ndërsa 4 të tjerë janë proceduar penalisht. Një 17-vjeçar i identifikuar me inicialet L.Sh., banues në Delvinë u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, sepse në datën 14.02.2022, ka bërë kallëzim shtetasi B. T., 61 vjeç, me detyrë inspektor i ADMZ Vlorë, se i riu ka prerë dru, në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa 22-vjeçari i identifikuar me inicialet F.M., banues në Sarandë, u vu në pranga për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Ndër të tjera, u proceduan penalisht:

– M. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, sepse gjatë kontollit të ushtruar në subjektin në pronësi të tij, ka rezultuar se kishte punësuar punëtorë, në mënyrë të paligjshme, nuk deklaronte të ardhurat dhe nuk paguante taksat dhe tatimet sipas ligjit.

– D. N., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, pasi është konstatuar duke hedhur mbetje të ndryshme urbane, në tokë publike.

– Th. N., 55 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në administrim të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një aparat celular që përdorej për lojëra fati të paligjshme.

– T. B., banuese në Dukat, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi ka ndezur një zjarr në tokën e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre, në Dukat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI