I pyetur në SHBA në lidhje me non gratën e Sali Berishës, Edi Rama deklaroi se paraardhësi i tij ka marrë atë që meritonte.
Sipas Ramës, çështje të tilla janë jashtë çdo diskutimi dhe se vendime të tilla merren me procese të mirëpërcaktuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me faktorë të jashtëm.
Sipas Ramës, nëse SHBA do të loboheshin e influencoheshin shumë kollaj, siç pretendon Berisha, do të ishin prej vitesh peng i diktaturave dhe regjimeve që kanë pasurira marramendëse.
“Non grata e Sali Berishës është meritë e Sali Berishës, nuk ka diskutim, SHBA thjesht e kanë konfirmuar meritën e tij për të gjitha ato të cilët ata e kanë shpallur non grata. Dhe të thuash që SHBA mund të ndikohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre do të thotë që të akuzosh SHBA që është një vend pa integritet dhe që ka një qeveri që korruptuar për qëllime të vërteta, kjo është jashtë realitetit.
SHBA nëse do të loboheshin kaq kollaj atëherë ata do të ishin “peng” i diktaturave dhe regjimeve që kanë pasuri marramendëse, kjo s’ka ndodh dhe s’ka për të ndodhur pasi SHBA tjetër qasje. Është e gjitha një farsë për të ardhur keq nga kjo marrëzi. Sali Berisha është çështje e së shkuarës”, u shpreh Rama, në një konferencë për gazetarët në SHBA, ku ka shkuar për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. ©Lapsi.al