Flash

Rama tregon nëse foli me Blinken për Berishën “non grata” apo shkarkimin e Metës

Lapsi.al 16 February 2022
Rama tregon nëse foli me Blinken për Berishën “non

Kryeministri Edi Rama takoi të martën Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Pas takimit me Blinkenit, Rama dha një konferencë për mediat shqiptare të pranishme në SHBA të cilat e pyetën nëse në takim ishte folur edhe për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Berisha apo shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kryeministri Rama u tha gazetarëve se nuk është diskutuar asnjë prej këtyre çështjeve me Sekretarin Amerikan të Shtetit ndërsa ka deklaruar se Blinken ka dhënë pëlqim 100% për projektin e Ballkanit të Hapur.

“Është një çështje për të cilën nuk mund të shpenzoj asnjë minutë. I takon të shkuarës” - u tha Rama gazetarëve.

Kryeministri nuk pranoi të flasë lidhur me ndonjë kalkulim të mundshëm për çështjen e presidentit, për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk ka shpallur vendimin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI