Flash

Rama ndryshe nga Basha: Duhen më pak njësi vendore, nuk ta jep reforma fitoren

Lapsi.al 15 February 2022
Rama ndryshe nga Basha: Duhen më pak njësi vendore, nuk ta jep reforma

Ndryshe nga kreu i PD-së Lulzim Basha që kërkon më shumë njësi vendore në ndarjen e re territoriale, kryeministri Edi Rama ka shprehur idenë për më pak njësi.

“Mendoj që duhet të ketë më pak njësi vendore. Komisioni është aty për t’i diskutuar të gjitha këto dhe për të bërë më të mirën për vendin, nuk është aty për të nxjerrë kunj me njeri-tjetrin. Besoj që nga ana jonë do të vlejë për të ballafaquar argumentet, për të dëgjuar njeri-tjetrin dhe për të dalë në konkluzione që i shërbejnë vendit se nuk është për të…Jam gjithmonë me mendje të hapur”, tha Rama.

"Unë mendoj që ne mund të bëjmë çdo ndryshim, por në thelb reforma zgjedhore nuk të jep fitoren e zgjedhjeve në tavolinë.

Zgjedhjet fitohen në popull, duke marrë votat e njerëzve. Kështu që e bëjmë dhe një reformë tjetër, nuk është problem, jemi dhe këtu me mendje të hapur, por kjo nuk do zgjidhë problemin real që kanë ata që kërkojnë pas çdo zgjedhjeve të humbura komision të ri”, deklaroi kryeministri për VOA.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI