Flash

Berisha: Sikur Basha të kishte çerekun e guximit të Jozefina Topallit e Voltana Ademit do ta kishte sjell PD në pushtet

Lapsi.al 15 February 2022
Berisha: Sikur Basha të kishte çerekun e guximit të Jozefina

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Gurin e Zi në Shkodër, ku u prezantua kandidati për kryetar në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, foli për Bashën.

Berisha theksoi se Basha ishte një frikacak, që nuk përmenddte dot emrin e Ramës e nuk shkonte nëpër zona të caktuara kur kërcënohej. Ai shtoi se revolucioni i demokratëve nuk ndalet pa sjellë PD-në në pushtet.

“Revolucioni ynë nuk do ndalet pa sjellë PD-në në pushtet. Unë iu garantoj se sikur Lulzim Basha të kishte çerekun e guximit të Jozefina Topallit apo të Voltana Ademit, do të kishte sjellë PD-në në pushtet patjetër. Kur fliste, nuk thoshte një fjalë kundër Ramës, ishte frikacak.

I biri i një krimineli në Fushë Krujë i ka thënë mos të bëjë fushatë e nuk ka shkuar. E gjuajtën Jozefina Topallin me kallash në Vlorë e ka shkuar 10 herë, politika është për të qëndruar në çdo rast. Ne nuk ka forcë që na ndalon, pa përmbusur këtë narko-shtet”, deklaroi Berisha

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI