Flash

Gjykata urdhëron SPAK të hetojë kryebashkiakun e Vorës

Lapsi.al 15 February 2022
Gjykata urdhëron SPAK të hetojë kryebashkiakun e Vorës

Kryebashkiaku i Vorës Gentian Picari u vu nën hetim pas vendimit të gjykatës së posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit. Pas kallëzimit të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim që akuzonte Picarin për shpërdorim detyre, grup të strukturuar dhe korrupsion në zgjedhje, prokuroria e posaçme vendosi të pushojë hetimet me argumentin se ai nuk ka kryer vepër penale dhe shpalli moskopencë duke dërguar dosjen në prokurorinë e Tiranës.

Por këtë vendim e rrëzoi gjyqtarja Irena Gjoka, duke urdhëruar prokurorinë e posaçme SPAK të kryejë veprime të tjera shtesë. Sipas hetimeve ka rezultuar se Picari në bashkëpunim me 3 ekspertë të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit, kanë ndryshuar ekspertizën për 43 banesa duke rritur fiktivisht dëmet.

Një tjetër verifikim që duhet të kryejë prokuroria ka të bëjë me shkarkimin nga detyra të administratorit të ujësjellësit të Vorës dhe punësimin e 73 personave, me urdhër të Picarit pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjykata i ka lënë detyrë prokurorisë të provojë nëse ky veprim është bërë në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e KQZ-së për të bllokuar të gjitha emërimet e reja para dhe pas zgjedhjeve. Në kallëzimin që LSI ka depozituar në SPAK pretendon se këto./ ABC

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI