Flash

Xhaçka shpjegon thirrjen e qeverisë që shqiptarët të largohen nga Ukraina: Në rast lufte nuk i ndihmojmë dot

Lapsi.al 15 February 2022
Xhaçka shpjegon thirrjen e qeverisë që shqiptarët të

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka dhënë një prononcim në lidhje me thirrjen për qytetarët shqiptarë në rast të një konflikti të mundshëm në Ukrainë.

Në një prononcim për emisionin “Opinion” Xhaçka tha se thirrja e Ministrisë së Jashtme është marrë sepse në rast se ka luftë do të ishte shumë e vështirë që t’u shkohet në ndihmë apo të largohen qytetarët shqiptarë në Ukrainë.

Gjatë fjalës së saj nga New York-u, aty ku ndodhet së bashku me kryeministrin Edi Rama për një vizitë zyrtare, ministrja Xhaçka e cilëson situatën shqetësuese.

Lexo më tej: Rama dhe Olta Xhaçka i bëjnë thirrje Putinit të tërhiqet nga Ukraina 

“Të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje diplomatike deri më tani nuk kanë dhënë rezultat. Bëhet fjalë për një situatë sa fluide aq edhe të paparashikueshme. Ashtu edhe si aleatët e tjerë në NATO apo në BE shpresojmë që nuk do të ketë luftë, por lufta është një mundësi reale.

Është kjo arsyeja pse ashtu si edhe në vende të tjera u kemi bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që janë në Ukrainë apo udhëtojnë drejt Ukrainës që të largohen që andej sa më parë, apo që të mos ndërmarrin ndonjë udhëtim drejt atij vendi.

Kjo është një thirrje e motivuar nga kujdesi dhe meraku që kemi për qytetarët shqiptarë pasi në rast se vërtetohet skenari më i keq, ai i luftës, do ishte shumë e vështirë për ne që t’u vinim në ndihmë apo t’i mbështesnim për t’i larguar nga Ukraina”, tha Xhaçka.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas parashikimit të motit që bën Meteoalb për ditën e sotme, deri në mesditë vendi ynë paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta dëbore në zonat veriore ndër...

07:20

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI