Flash

70 tonë drogë në portin e Roterdamit/ Dënohen 8 persona në Holandë, mes tyre një shqiptar

Lapsi.al 15 February 2022
70 tonë drogë në portin e Roterdamit/ Dënohen 8 persona

Ditën e djeshme, tetë persona janë lënë në burg nga gjykata e Roterdamit midis tyre edhe një 34 vjeçar shqiptar.

Vitin e kaluar në portin e Roterdamit u kapën më shumë se 70 ton drogë dhe u arrestuan 198 persona.

Sipas autoriteteve, ata akuzohen për lidhje me trafikimin e 70 ton kokainë, megjithëse jo të gjithë kanë lidhje direkte me trafikun e kokainës.

Të dyshuarit janë nga mosha 19 deri në 34 vjeç. Shumica prej tyre vijnë nga Roterdami dhe zona përreth e qytetit. Midis tyre është edhe një 34-vjeçar shqiptar i identifikuar si Maljon S. i cili u kap teksa përpiqej të largohej për në Angli.

Prokuroria holandeze ka kërkuar që personat e arrestuar të dënohen nga tre deri në njëmbëdhjetë muaj.

Sipas mediave holandeze, pavarësisht dënimeve, trafikantët e drogës po gjejnë gjithmonë mënyra për të trafikuar drogën përmes portit në brendësi të vendit dhe trafikantët po rekrutojnë gjithnjë e më shumë të rinj.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas parashikimit të motit që bën Meteoalb për ditën e sotme, deri në mesditë vendi ynë paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta dëbore në zonat veriore ndër...

07:20

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI