Flash

SPAK: Nuk do të ketë më hetime për Adriatik Llallën

Lapsi.al 16 February 2022
SPAK: Nuk do të ketë më hetime për Adriatik Llallën

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për pushimin e çështjes ndaj Adriatik Llallës për fshehje të ardhurash.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm ishte nën hetim për fshehje te ardhurash, por duke qenë se ai është dënuar njëherë për të njëjtën çështje SPAK kërkoi pushim të këtij hetimi.

Disa muaj më parë Apeli i Posaçëm e dënoi Llallën me burg për tre vepra penale, përfshirë fshehjen e pasurisë, me dy vite burg, gjithashtu atij iu sekuestruan edhe 11 mijë metra katror tokë arë dhe një apartament.

Llalla aktualisht ndodhet në Itali, aty ku duket se po zhvillon një betejë të fundit për të shmangur vuajtjen e dënimit me burg dhënë nga Gjykata e Apelit. Ish-kryeprokurori po mbahet në liri me kusht në Itali, që do të thotë se nuk mund të lëvizë pa lejen e autoriteteve atje.

Akuzat ndaj Llallës u rrudhën dhe SPAK njoftoi më 9 mars 2021 përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.

Më 20 maj 2021, Llalla u dënua në shkallë të parë me 2 vjet burg. Ndërkohë me vendim gjykate atij iu konfiskua edhe një apartament në Durres si dhe rreth 11mijë m2 toke are, të cilat nuk i justifikonte.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI