Flash

Escobar në senat: Kosova të angazhohet në dialogun me Serbinë

Lapsi.al 16 February 2022
Escobar në senat: Kosova të angazhohet në dialogun me

Emisari Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar përmendi edhe Kosovën në raportimin e tij në Nënkomisionin për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë në kuadër Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan.

Ai tha se Prishtina duhet të angazhohet plotësisht në dialogun me Serbinë. Sipas tij ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ua ka bërë të qartë se kërkohet kompromis.

“Presim nga Qeveria e Kosovës të angazhohen plotësisht në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja dhe t’i shohin ato si negociata të vërteta për të arritur qëllimin kryesor që është njohja e ndërsjellë me Serbinë, njohja nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare që ata duan të anëtarësohen.

Kjo do të kërkojë kompromis dhe ne kemi qenë shumë të qartë. Ambasadori ynë i ri, Jeff Hovenier, e ka bërë këtë shumë të qartë gjatë takimeve të tij të para me qeverinë (e kryeministrit Albin) Kurti dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, - tha Escobar.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI