Flash

Çmenduria e 45-vjeçarit në Kavajë/ Grabit, plagos, rrëmben 2 persona, tenton t’i djegë me benzinë

Lapsi.al 16 February 2022
Çmenduria e 45-vjeçarit në Kavajë/ Grabit, plagos,

Janë zbardhur detaje të reja nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur këtë të mërkurë në Kavajë.

Lapsi.al mëson ngjarja ka filluar në rrugën dytësore në afërsi të një mbikalimi në Kavajë ku se 45-vjeçari i identifikuar si Astrit Pukmeta është konfliktuar me shtetasit V. K. dhe I. M. Të cilët i ka spërkatur me naftë, duke tentuar t’i djegë.

Pas konfliktit me këta të dy, 45-vjeçari ka shkuar në një dyqan ku është konfliktuar dhe me shitësin B.P. të cilin e ka plagosur me thikë.

Në afërsi të dyqanit, nën kërcënimin e thikës, ka marrë peng një person me iniciale A. Sh. bashkë me makinën e tij dhe është larguar në drejtim të Rrogozhinës.

Në fshatin Lekaj, shtetasi A. Sh. ka tentuar të devijojë makinën, dhe është futur në parkimin e një karburanti.

Astrit Pukameka e ka plagosur edhe këtë me thikë.

Pasi kanë dalë nga makina, 45-vjecari është afruar te vendqëndrimi i punonjësit të karburantit, i ka marrë shumën e xhiros ditore, dhe në momentin që kanë arritur shërbimet e Policisë, ka kërcënuar se do digjte karburantin.

Me vënien në pranga mori fund edhe çmenduria e tij me 2 të plagosur me thikë, një të rrëmbyer dhe një grabitje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI