Flash

Rama “lan duart” për inceneratorët: Të përgjigjet kush abuzoi pas shpinës

Lapsi.al 16 February 2022
Rama “lan duart” për inceneratorët: Të

Kryeministri Edi Rama po i mëshon gjithnjë e më shumë idesë se ai vetë nuk ka pasur dijeni për aferën e inceneratorëve. Ashtu si në intervistën për Zërin e Amerikës, edhe në një koment në rrjetet sociale Rama thotë se nëse ka nga ata që “ia kanë punuar pas shpine” duhet të përgjigjen.

“Për cilën "aferë të inceneratorëve" se unë nuk di ndonjë aferë inceneratorësh, po di një punë të mirë që ka shpëtuar tre komunitete të mëdha nga makthi i plehrave, në Tiranë, Elbasan dhe Fier!

Nëse në këtë punë të mirë ka pasur edhe individë që mbrapa shpinës së qeverisë, kanë abuzuar me pushtetin e tyre, për të nxjerrë përfitime të paligjshme, këtë e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike apo balta mediatike!

Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat janë ndërtuar, janë aty dhe janë në shërbim të komuniteteve, të shëndetit publik e të mjedisit” – shkroi Rama në Facebook në komentin e një ndjekëseje.

Edhe në intervistën për “Zërin e Amerikës” Rama tha se nuk është aspak i shqetësuar nëse pas kontratave të inceneratorëve rezultojnë ministra apo ish-ministra të tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI