Flash

Shifrat të larta, 158 aksidente dhe 17 jetë të humbura vetëm në janar 2022

Lapsi.al 1 February 2022
Shifrat të larta, 158 aksidente dhe 17 jetë të humbura vetëm

Teksa muaji Shkurt nisi me aksidentin tragjik në Elbasan-Librazhd, edhe muaji që lamë pas u mbyll me numër të lartë aksidentesh. Burime nga policia bëjnë me dije se në muajin e parë të vitit u regjistruan 158 aksident, me 184 të plagosur dhe 17 të vdekur. Për sa i përket të njëjtës periudhë të vitit të shkuar, kemi rritje të numrit të aksidenteve dhe të plagosurve, por më pak viktima. Gjatë Janarit të 2021, kishte 125 aksidente, me 143 të plagosur dhe 22 të vdekur.

Aksidenti më i rëndë gjatë muajit të kaluar ishte në Elbasan, ku humbi jetën një grua 50 vjeç. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa kap pak minuta më pas nga uniformat blu dhe u shoqërua për në komisariat.

Edhe viti 2021 u mbyll me një rritje të numrit të aksidenteve rrugore. Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave, gjatë 2021 numërohen 1.376 aksidente me 1860 të plagosur dhe 197 të vdekur./ Klan

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI