Flash

Video prekëse/ Fëmija i lutet Erdogan duke qarë: Ma nxirr babin që ka 10 vjet në burg

Lapsi.al 31 January 2022
Video prekëse/ Fëmija i lutet Erdogan duke qarë: Ma nxirr babin

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ishte në një miting gjatë ditës së djeshme ku u përball me një kërkesë të çuditshme nga një fëmijë.

Teksa Erdogan po fliste, në podium hipi një djalë i vogël, i cili iu lut që t’i nxirrte babain e tij nga burgu. Në pamje direkte duket se si Erdogan bën një shenjë nga stafi i tij, e cila nuk kuptohet, megjithatë fëmija i vogël këmbëngul.

“Xhaxhi President, babi im ka 10 vite në burg. Më ka marrë shumë malli për të”, - shprehet i fëmija duke qarë dhe lutur Presidentit turk që të bëjë diçka që ai të bashkohej me të atin.

Burgjet janë të tejmbushur gjatë viteve të fundit në Turqi, ku krahas personave të dënuar për krime ordinere, shumica e të burgosurve janë mësues, mjekë, infermierë, pjesëtarë të stafeve akademike, gazetarë, etj., të cilët qeveria e Erdoganit i ka shpallur kundërshtarë të saj.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI