Flash

Berisha: E vërteta e tërheqjes së Voltana Ademit nga Shkodra

Lapsi.al 31 January 2022
Berisha: E vërteta e tërheqjes së Voltana Ademit nga Shkodra

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar të ketë ndërhyrë që Voltana Ademi të tërhiqej nga garimi për zgjedhjet e 6 marsit për Bashkinë e Shkodrës.

Berisha u shpreh se e kishte mbështetur vendimin e saj, por nuk kishte ndërhyrë as tek ajo, e as tek të tjerë.

“Nuk ka pasur asnjë marrëveshje. Nëse do kandidonte dhe fitonte, do të kishte mbështetjen time. Kam vlerësuar qëndrimet e saj kurajoze. S’i kam kërkuar askujt që të mos kandidojë. Asnjë lloj ndërhyrjeje nuk ka pasur nga Sali Berisha,” - u shpreh Berisha ndër të tjera në Syri Tv.

Në primaret për Shkodrën e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit fitoi ish-deputeti Bardh Spahia me një diferencë të thellë me ndjekësit e tij. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI