Flash

Zgjedhjet në 6 bashki, Bindja Demokratike mbështet kandidatët e opozitës, por saktësuar të Berishës apo Bashës

Lapsi.al 31 January 2022
Zgjedhjet në 6 bashki, Bindja Demokratike mbështet kandidatët e

Bindja Demokratike mbështet kandidatët e opozitës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Përmes një deklarate, partia e themeluar nga Astrit Patozi thekson se mosarritja e konsensusit për pasjen e një kandidati të përbashkët përballë qeverisë i dëmton shumë interesat dhe pritshmeritë e opozitës në të gjashta njësitë vendore.

“Bindja Demokratike mbështet kandidatët e opozitës dhe inkurajon zgjedhësit që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke vlerësuar sipas rastit individin më të mirë.

Bordi Drejtues i saj në mbledhjen e sotme vlerësoi se mosarritja e konsensusit për pasjen e një kandidati të përbashkët përballë qeverisë i dëmton shumë interesat dhe pritshmeritë e opozitës në të gjashta njësitë vendore. Por kjo është një kosto, të cilën duhet ta mbajnë më shumë ata që e shkaktuar, edhe pse ajo cënon drejpërsëdrejti interesat e zgjedhësve të tyre.

Kjo është një faturë e madhe, që përmbledh vendimin e marrë për djegien e mandateve, që u shoqërua më pas me bojkotimin e zgjedhjeve, si dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit të brendshëm në Partinë Demokratike.

Në kushtet e krijuara çdo kandidaturë e re nga radhët e opozitës vetëm se do ta rëndonte edhe më tepër pozitën e saj në raport me maxhorancën dhe do të zbehte edhe më shumë shanset për fitore.

Ndaj duke i qëndruar strikt parimit të shpallur që gjatë zgjedhjeve të vitit 2019, Bindja Demokratike fton qytetarët e 6 bashkive që më 6 mars të zgjedhin atë që kanë apo ndjejnë më afër tyre prej kandidatëve të opozitës”, thuhet në deklaratën e BD.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI