Lapsi.al siguron pamjet e një aksidenti të frikshëm në Elbasan, ku humbi jetën një grua rreth 50 vjec. Në tentativën për kaluar rrugën ajo është përplasur nga një makinë tip "Opel". Shoferi i makinës është arrestuar nga policia pak pas aksidentitit teksa po përpiqej që të fshihej. Më poshtë njoftimi i policisë dhe pamjet e rënda.
Më datë 31.01.2022, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit. Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/01/WhatsApp-Video-2022-01-31-at-6.01.25-PM.mp4"][/video]