LSI i është përgjigjur deklaratave të Partisë Demokratike e cila e quajti koalicionin ‘Shtëpia e lirisë’ një lëvizje për të dëmtuar demokratët.
Lexo më tej: Berisha e LSI bashkë në zgjedhje në 6 mars/ Reagon PD: Koalicioni non grata kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro
LSI shkruan se Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh.
“I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë.”- shkruan LSI.