Flash

Meta: Ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj se ajo e Shqipërisë, ja arsyeja

Lapsi.al 31 January 2022
Meta: Ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj se sa ekonomia e Shqipërisë.

Sipas Kreut të Shtetit Shqiptar, ndërkohë që Maqedonia e Veriut emetoi Eurobondin me afat maturimi 10–vjeçar me normë interesi 1.625% dhe Serbia me normë interesi 1.65%, Shqipëria e emetoi me normë interesi 3.75%.

“Ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, të cilët kanë më shumë besim në politikat e qëndrueshme, që po zbatohen në këto shtete krahasuar me Shqipërinë. Në vitin 2021, Maqedonia e Veriut emetoi Eurobondin me afat maturimi 10–vjeçar me normë interesi 1.625%, Serbia me normë interesi 1.65%. Ndërsa Shqipëria me normë interesi 3.75%”, shkruan Meta.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI