Flash

FOTOLAJM/ Edi dhe Linda Rama në Izrael me avionin e luksit "Ismaili"

Lapsi.al 24 October 2022
FOTOLAJM/ Edi dhe Linda Rama në Izrael me avionin e luksit

Kryeministri Rama është në një vizitë tre-ditore jashtë vendit për të nisur një bashkëpunim të ngushtë me Izraelin, pas sulmeve kibernetike të Iranit.

Nga raportimi i mediave izraelite bie në sy një foto që tregon se kryeministri Rama ka marrë edhe bashkëshorten, Linda Rama në udhëtimin me “Ismailin”, charterin që ai përdor shpesh në udhëtimet jashtë vendit.

Aeroplani është i konfigurimit “Vip” dhe mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë. Bashkë me çiftin kryeministror, mediat izraelite raportojnë se janë edhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, këshilltari për sigurinë dhe drejtori për komunikimin.

Shpenzimet e udhëtimeve me charter të Edi Ramës kanë qenë shpesh objekt akuzash dhe debatesh.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka refuzuar të bëjë transparencë mbi shumën e shpenzuar për të organizuar udhëtimet e kryeministrit dhe pagesat ndaj ‘Air Albania’, duke pretenduar se këto janë të dhëna “konfidenciale”, por BIRN ka raportuar më herët, se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”.

https://lapsi.al/2022/02/01/pd-e-akuzoi-per-fluturim-me-charter-privat-rama-i-pergjigjet-isha-me-bilete-ekonomike/

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI