Flash

Përgënjeshtrimi/ Dega e PD në Durrës: Në primaret tona votuan 1546 anëtarë

Lapsi.al 31 January 2022
Përgënjeshtrimi/ Dega e PD në Durrës: Në primaret tona

Dega e PD-së në Durrës thotë se në primaret e zhvilluara në 30 janar në këtë qytet morën pjesë 1546 anëtarë të saj. Faqja e PD-së në Facebook shkruan se përgënjeshtron lajmet që thonë se pati më pak anëtarë.

“Koha kur Lulzim Basha vendoste me pazare okulte e kandidatë që i sillte surprizë në momentin e fundit në Durrës, ka marrë fund! Lulzim Basha dhe altoparlantët rreth tij nuk mund të fyejnë demokratët durrsakë që dolën e votuan në votimet primare me pretendime dhe montazhe filmimesh të pjesëshme se gjoja nuk kanë votuar 1546 anëtarë. Për një gënjeshtar kronik kjo gënjeshtër e paskrupull është normale” – thuhet ndër të tjera në reagim.

Ky qëndrim vjen pas publikimit të një videoje që pretendon se në qendrën e votimit kanë hyrë vetëm gjysma e personave që sipas Komisionit të Rithemelimit kanë marrë pjesë.

“Si në 30 qershor 2019 kur nuk guxoi të hynte në zgjedhje dhe arritja më e madhe ishte filmimi fshehurazi ndërkohë që demokratët kërkonin përballje në kutitë e votimit, Lulzim Vula sajon lajme me filmime të montuara” - thuhet në reagim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI