Flash

Moti i keq paralizon Librazhdin/ Bora bllokon disa rrugë, probleme në fshatra

Lapsi.al 1 February 2022
Moti i keq paralizon Librazhdin/ Bora bllokon disa rrugë, probleme në

Në Bashkinë e Librazhdit moti i keq që mbizotëron prej mbrëmjes së hënë ka krijuar probleme serioze pothuajse në të gjitha fshatrat. Në orën 15:00 sipas informacioneve zyrtare situata paraqitet e tillë:

Në Njësinë Administrative Polis segmenti rrugor Gurshpatë-Qafë Dardhë -Vilan është i bllokuar prej disa orësh dhe i pakalueshëm. Fadroma e Bashkisë së Librazhdit nuk e ka hapur dot rrugën e bllokuar pasi trashësia e dëborës është mjaft e madhe dhe nëse reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet të lartë rrezikohet izolimi i kësaj zone.

Në Njësinë Administrative Lunik, fshati Letëm kalohet me zinxhirë pasi trashësia e dëborës është rreth 30 cm. Në Njësinë Administrative Hotolisht nuk ka probleme serioze por rruga Xhyrë Qendër -Xhyrë Mal aktualisht e kalueshme vetëm me zinxhire. Në Njësinë Administrative Qendër prej mëngjesit është e bllokuar Qafë Shapka. Ndërsa në Njësinë Administrative Steblevë të gjitha rrugët e fshatrave janë të bllokuara dhe në disa fshatra trashësia e dëborës pas mesditës së martë shkonte nga 35-55 cm. Në fshatin Fushë Studen rruga nacionale është e hapur edhe pse trashësia e dëborës shkon mbi 35 cm dhe në fshatrat, Zabzun e Borovë rruga kalohet vetëm me zinxhirë.

Situatë mjaft problematike gjatë gjithë ditës ka mbizotëruar edhe në disa segmente të rrugës kombëtare që lidhin Librazhdin me Elbasanin dhe me Përrenjasin. Në disa segmente ka pasur rënie të vazhdueshme të masive gjigandë të gurëve mbi trasenë e rrugës kombëtare.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI